Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për torturë dhe skllavëri është arrestuar në Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me 4 vite burg. I arrestuari është Bukurosh Kuçi, ndaj të cilit Gjykata e Apelit e Barit kishte dhënë një dënim prej 4 vitesh burg për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga ky dënim, 49-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burg. LEXO edhe...Letrat e lamtumirës, telefonata me gruan dhe e shtëna me pistoletë, zbardhen orët e fundit të ish-kreut të Policisë italiane De Gennaro, nën hetim për atentatin mafioz ndaj gjyqtarit Paolo Borsellino Sipas Policisë, arrestimi u bë nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. U.D/ReportTv.al vore itali ekstradim Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 21.8% Asnjëra 6% Vota total: 1259 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

