Lajme Zone
I dënuar në Itali me 4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar në Itali me 4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar Azis Ballën me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. LEXO edhe...Rrugorja e Vlorës me ‘dorë të hekurt’/ 4 shoferë të arrestuar në gjendje të dehur dhe 1958 gjoba në një javë (VIDEO) 64-vjeçari banues në Tiranë pritet të ekstradohet drejt Italisë. Njoftimi i policisë: Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”. Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Vlore Azis Balla ekstradim Marrëdhënie seksuale Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.5% Të gabuar 25.5% Nuk e di 3% Vota total: 1032 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?