Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij. Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek anti-plumb. LEXO edhe...Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim autori! Sherri i nisur për shkak të një borxhi të pashlyer (EMRAT) 41-vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve. Grupi hetimor ka dyshime se 41-vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet për përfshirje të mundshme edhe në shitjen e armëve. R.Xh/ReportTv.al vore Elton Andreica arme zjarri vjedhje me dhune Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41.3% Nuk e di 8% Vota total: 213 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

