Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer tetë vjedhje në subjekte të ndryshme gjatë një jave, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 5–13 gusht 2026, ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme, Policia konstatoi se i riu ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer prej tij. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
