Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Peshkopi. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 40-vjeçari rezulton i dënuar në Itali me 9 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. I arrestuari është identifikuar si Gëzim Dani alias Gëzim Hidri. Ai rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia po vijon punën për ekstradimin e tij drejt Italisë. “Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”. Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në vijim të bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u kap në Peshkopi dhe u arrestua shtetasi: -Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, 40 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15.11.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, sepse ka shfrytëzuar vajza nga Evropa Lindore, për prostitucion, në zonën e Napolit, në vitin 2009. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali”, njofton policia. Aksident Maqellarë-Peshkopi aksident lezhe milot Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

