Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij erdhi pasi ai ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari është identifikuar si Agim Xhixha. Sipas njoftimit të policisë ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. “Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
