Lajme Zone
I dënuar me 6 vite burg në Shqipëri/ Ekstradohet 41-vjeçari nga Spanja
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 6 vite burg në Shqipëri/ Ekstradohet 41-vjeçari nga Spanja

Është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëta...

Është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të quajtur “The Ëanted”.

Është ekstraduar nga Spanja shtetasi me iniciale A.J., i moshës 41 vjeç. Shqiptari ka qënë i dënuar dhe i akuzuar për krime kunfër njerëzve, për pastrim parash në mënyrë ilegale dhe për armëmbajtje pa autorizim.

Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, 41-vjeçari është ekstraduar nga Barcelona për në Shqipëri.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar të ekstraduarin me vendlindje Vlorën, me 6 vite burgim për veprat penale të krimit ekonomik si fshehja e të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të përfituara prej aktivitetit kriminal. Njoftimi i Policisë:

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

I dënuar dhe i akuzuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje, pastrim parash dhe krime ekonomike, ekstradohet nga Spanja, 41-vjeçar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Madrid, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u ekstradua nga Barcelona, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Arnold Jaho, 41 vjeç, lindur në Vlorë.

Gjykata e Tiranës, në vitin 2026, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe në vitin 2024, me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës, në vitin 2025, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.