Lajme Zone
I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Sipas njoftimit të policisë, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias me 4 vite burgim. Më tej bëhet me dije se ai u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. “DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Strike 8”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”. Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali,” njofton policia.