Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë


Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e fshatit Allgjatë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur.

Gjatë operacionit të koduar “Guns 3”, policia ndaloi dhe arrestoi në flagrancë 17-vjeçarin, banues në Vaqarr. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri e dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë. Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet armëPolicia e Tiranës