Lajme Zone
I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! Pritet ekstradimi drejt Vjenës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! Pritet ekstradimi drejt Vjenës

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Një 57-vjeçar, banues në Maqedoninë e Veriut, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Goricë të Korçës. 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. LEXO edhe...Kontrabandë mallrash me autobusë, arrestohet shoferi 55-vjeçar në Kapshticë! Nisin hetimet për një të ri Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në Vjenë. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë-Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për goditjen e paligjshmërive. Akuzohet në Austri, për vrasje të mbetur në tentativë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 57-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kapën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Korçë kryen arrestimin e përkohshëm të 57-vjeçarit, me qëllim ekstradimin në Austri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në këtë shtet. R.Xh/ReportTv.al Korce Maqedonia e Veriut vrasje ekstradim vjene Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.3% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.2% Vota total: 3404 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?