Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar një ditë pasi ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pretendoi se gazetarja Klodiana Lala kishte lidhje me agjentë serbë. Hyseni i bëri aludimet e saj, pikërisht pasi u pyet nga Lala për materialet e klasifikuara që kishin përfunduar në duart e Ergys Agasit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luarasi e ka dënuar sjelljen ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për trajtimin e kallëzimit dhe garantimin e mbrojtjes së saj. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Kush e çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? "Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale. Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj. Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq”, shkroi në rrjete sociale Lala. Për Shqiptarja.com gazetarja Klodiana Lala tha se do të bënte këtë të premte një kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH, teksa theksoi se ‘në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë’. “Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj”, tha Lala. Foto: Postimi i Iris Luarasit Xh.K/ReportTv.al iris luarasi hetimet per grupin e agasit vlora hyseni Klodiana Lala SHISH Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.6% Jo 42.2% Disi 11.2% Vota total: 3521 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

