Lajme Zone
Hyrja ne fuqi e Rregullores së GJKKO, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin! Jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hyrja ne fuqi e Rregullores së GJKKO, BE i qëndron të njëjtës linjë: Do vijojmë monitorimin! Jemi të gatshëm për të ofruar ekspertizë

BE i ka qëndruar të njëjtës linjë, sa i përket rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila ka hyrë në fuqi në 1 shtator dhe që cënon lirinë e mediave në sallën e gjyqit. LEXO edhe...Avokatët bojkot gjyqeve pas rregullores së re të GJKKO-së? Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbledhje më 8 shtator Në një përgjigje për Report Tv, Delegacioni i BE në Tiranë ka theksuar se Unioni Europian është i gatshë

BE i ka qëndruar të njëjtës linjë, sa i përket rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila ka hyrë në fuqi në 1 shtator dhe që cënon lirinë e mediave në sallën e gjyqit. LEXO edhe...Avokatët bojkot gjyqeve pas rregullores së re të GJKKO-së? Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbledhje më 8 shtator Në një përgjigje për Report Tv, Delegacioni i BE në Tiranë ka theksuar se Unioni Europian është i gatshëm që të ofrojë ekspertizë si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane. Delegacioni i BE ka theksuar gjithashtu se Bashkimi Europian do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përgjigja e Delegacionit të BE për Report Tv: BE-ja është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj. BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane. BE-ja do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. R.Xh/ReportTv.al BE rregullorja e GJKKO delegacioni i BE Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.8% Nuk e di 4% Vota total: 2678 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?