Lajme Zone
Nga zyrat në kafene, nis sot “Prania Besnike”/ Çfarë do të bëjnë Xhafaj, Spiropali dhe Braçe?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nga zyrat në kafene, nis sot “Prania Besnike”/ Çfarë do të bëjnë Xhafaj, Spiropali dhe Braçe?

Ora 17:00 do t’i gjejë deputetët në terren, jo në zyrat e degëve lokale të Partisë Socialiste. Nga njoftimet e publikuara prej tyre në rrjetet sociale, për takimet janë zgjedhur kryesisht kafene, sheshe, biblioteka dhe qendra të ndryshme në zonat që përfaqësojnë.

Edi Rama Me bllok në dorë dhe pa kamera, deputetët e PS takojnë qytetarët në bare e restorante. 3 emra asnjë njoftim... Nuk kaluan as 24 orë nga porosia e kryeministrit Edi Rama dhe deputetët socialistë nisin këtë të premte “Praninë Besnike”, nismën që i çon ballë për ballë me qytetarët për të dëgjuar dhe mbajtur shënim problemet e tyre.

Ora 17:00 do t’i gjejë deputetët në terren, jo në zyrat e degëve lokale të Partisë Socialiste. Nga njoftimet e publikuara prej tyre në rrjetet sociale, për takimet janë zgjedhur kryesisht kafene, sheshe, biblioteka dhe qendra të ndryshme në zonat që përfaqësojnë.

Takimet, sipas porosisë së dhënë një ditë më parë nga Rama, do të zhvillohen pa kamera dhe pa aparate fotografike. Synimi i deklaruar është që qytetarët të flasin drejtpërdrejt për problemet e tyre, ndërsa deputetët t’i dokumentojnë dhe më pas t’i ndjekin ato.

Por, ndryshe nga shumë prej kolegëve të tyre që kanë bërë publike vendet dhe oraret e takimeve, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe nuk kanë njoftuar në rrjetet e tyre sociale një takim me qytetarët për këtë të premte.

Në rastin e Braçes, mësohet se ai do t’i nisë dëgjesat javën e ardhshme, pasi këtë të premte do të konsultohet me grup-seksionet e PS-së në Njësinë 5. Lëvizjet e tij në terren marrin interes të shtuar edhe për shkak se socialisti ka shfaqur publikisht ambicien për Bashkinë e Tiranës dhe, në muajt e fundit, nuk i ka kursyer kritikat për problematika të kryeqytetit dhe funksionimin e institucioneve.

Edhe Elisa Spiropali nuk ka publikuar vendin ku do të aplikojë “Praninë Besnike” si deputete e Tiranës. Qëndrimi i saj vjen pas një periudhe ku ish-kryetarja e Kuvendit ka mbajtur një profil më kritik dhe ka pasur përplasje publike me Ramën për mënyrën e funksionimit të PS-së dhe qeverisjes.

Fatmir Xhafaj është emri tjetër që nuk ka njoftuar në rrjetet sociale vendin e takimit. Ish-ministri i Brendshëm, ndryshe nga Braçe dhe Spiropali, ka qëndruar më në hije në debatin e brendshëm politik dhe me një profil publik më të tërhequr.

Ndërkohë, pjesa tjetër e socialistëve ka nisur publikimin e pikave të takimit. Anila Denaj ka zgjedhur një kafene në Bërzhitë, ndërsa Ervin Hoxha një lokal në rrugën “Migjeni”, në Njësinë 11 në Tiranë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka njoftuar takimin në sheshin “Garibaldi” në Kombinat, ndërsa Blendi Gonxhja ka zgjedhur një bar-kafe në Mëzez.

Ogerta Manastirliu, e propozuar për garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, ka zgjedhur një tjetër format. Ajo do t’i presë qytetarët në Bibliotekën “Petro Zheji”, në Njësinë 9.

Në Kavajë, takimet do t’i zhvillojë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Edhe deputetët socialistë në qarqet e tjera kanë publikuar pikat ku do të presin qytetarët, duke zgjedhur kryesisht kafene dhe qendra fshatrash. /Pamfletitakime edi rama prania besnike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Kam një mision”, mesazhi i parë i ambasadores së BE në Shqipëri! 4 Shtator 2026, 16:2716:27Politike Rama reagon pas konfliktit mes dy biznesmenëve në Vlorë: Do të shpronësojmë të gjithë zonën 4 Shtator 2026, 15:5315:53Politike Berisha "vizitë historike" në SHBA, reagon Salianji: Hap krahun, vendi ka nevojë për opozitë 4 Shtator 2026, 14:2014:20Politike Tabaku kritika Ramës: Tirana ende pa ujë 24 orë, shërbimi zero dhe taksa të larta 4 Shtator 2026, 11:5711:57Politike Rikthimi i Erion Veliajt si ironi e fatit 4 Shtator 2026, 11:5111:51Politike Vizita në SHBA, Berisha: Udhëtim si në vitin 1991, do u them miqve “erdha” 4 Shtator 2026, 11:5211:52Politike