Rama reagon për sherrin mes biznesmenëve Kryeministri: Toka që i ndau me dhunë dy investitorët do të kthehet në aset publik dhe turistik, një park kushtuar ullirit... Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfliktit të një dite më parë mes dy biznesmenëve në zonën e Vlorës, duke njoftuar se qeveria ka vendosur të shpronësojë për interes publik të gjithë zonën e përfshirë në mosmarrëveshje.
Rama e cilësoi ngjarjen si një konflikt “banal dhe brutal”, ndërsa tha se shqyrtimi i rastit dhe analiza e hartës së pronësisë së zonës e kanë bindur qeverinë se duhet t’i japë fund kësaj historie.
“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe, nga ana tjetër, një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë, na ka bindur se jo vetëm duhet t'i japim fund asaj historie, por duhet edhe t'i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se zhvillimi i turizmit në Shqipëri shkon përtej transformimit fizik të zonave turistike dhe kërkon, sipas tij, përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë sektor.
“Misioni ynë i Shqipërisë turistike shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vet, në radhë të parë nga investitorët e tek kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Edhe me njëri-tjetrin. Lëre pastaj me shoqërinë shqiptare dhe me vizitorët e panumërt që trokasin në dyert e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.
Rama kërkoi që rastet e dhunës, arrogancës apo sjelljeve që cenojnë hapësirat dhe komunitetet në zonat turistike të marrin përgjigje të fortë, duke folur për vendosjen e një “vije të kuqe” për mënyrën se si duhet të funksionojë Shqipëria turistike.
“Banaliteti dhe brutaliteti i çdo natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli, me dhunë mbi tjetrin, me harbutllëk mbi klientët, me papërgjegjshmëri mbi hapësirën e përbashkët publike apo me akte arrogance ose me zhurma shurdhuese mbi komunitetin, duhet të bëhen shembull. Shembull i një vije të kuqe të domosdoshme për Shqipërinë turistike”, deklaroi Rama.
Në vijim, kryeministri bëri të ditur vendimin për shpronësimin e zonës ku ndodhi konflikti. Sipas tij, prona do të kthehet në një aset publik me funksion turistik, ndërsa aty parashikohet krijimi i një parku kushtuar ullirit.
“Ne kemi vendosur ta shpronësojmë. Ta shpronësojmë për interes publik. Të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme dhe, sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik dhe turistik për të gjithë. Një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do të mbillen dhe do të ruhen varietetet autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësueset të Mesdheut”, tha Rama.
Kryeministri bëri të ditur se projekti parashikon gjithashtu ekspozimin e vajrave të ullirit që prodhohen në Shqipëri, ndërsa hapësira synohet të shërbejë edhe për informim dhe turizëm të eksperiencës.
“Do të ekspozohen tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës. Një tokë që i ndau me dhunë dy investitorë fqinj, duke pështirosur tërë Shqipërinë, do të kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje, nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes. Pemës së bekuar të ullirit”, përfi Rama. rama sherri 2 Komente T Tony 4 Shtator 2026, 16:16 Ja pra, kjo eshte pune me mend. Merrua dhe jepja cifuteve falas o qelbesire me origjine cifute. Përgjigjjuni S SGTE 4 Shtator 2026, 16:28 "Misioni i madh kombetar" i Rames= betonizimi dhe shitja e Shqiperise Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha "vizitë historike" në SHBA, reagon Salianji: Hap krahun, vendi ka nevojë për opozitë 4 Shtator 2026, 14:2014:20Politike Tabaku kritika Ramës: Tirana ende pa ujë 24 orë, shërbimi zero dhe taksa të larta 4 Shtator 2026, 11:5711:57Politike Rikthimi i Erion Veliajt si ironi e fatit 4 Shtator 2026, 11:5111:51Politike Vizita në SHBA, Berisha: Udhëtim si në vitin 1991, do u them miqve “erdha” 4 Shtator 2026, 11:5211:52Politike Salianji kërkon drejtimin e PD-së: Berisha pengesa kryesore, Noka i paprekshëm në kupolën drejtuese 4 Shtator 2026, 11:4411:44Politike Ceremonia zyrtare në Serbi, Bushati kritikon ashpër Vuçiç: Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte 4 Shtator 2026, 11:2911:29Politike

