Lajme Zone
Hyri për të punuar në pronë të huaj, kapet me armë pa leje gjakovari
PolitikëTelegrafi

Hyri për të punuar në pronë të huaj, kapet me armë pa leje gjakovari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për uzurpim prone dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për uzurpim prone dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Moglicë të Gjakovës.Sipas raportimit, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 09:10, kur ankuesi ka deklaruar se i dyshuari kishte hyrë me mjetin e tij të punës për të kryer punime në pronën e tij. Gjatë kontrollit të kryer për arsye sigurie, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me gjashtë fishekë.I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/