Një operacion i gjerë kundër korrupsionit në Hungari ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një shume prej rreth 18 milionë eurosh, në kuadër të hetimeve ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták. Sipas autoriteteve hungareze, kontrollet u zhvilluan më 12 dhe 13 nëntor në Budapest dhe në qarqet Pest, Békés dhe Nógrád. LEXO edhe...Budapest, Hoxha takim në Parlamentin hungarez: Bashkëpunim më i ngushtë parlamentar në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan shuma të mëdha parash të fshehura në vende të ndryshme, përfshirë pyje, ndërtesa bujqësore, magazina, banesa private dhe kasaforta të vendosura në prona të izoluara. Pamjet e publikuara nga autoritetet hungareze tregojnë momentet kur hetuesit gërmojnë me lopata në pyje për të nxjerrë paratë e fshehura, ndërsa në imazhe të tjera shfaqen pirgje me kartëmonedha të sekuestruara Një gjyqtar urdhëroi arrestimin e Seszták më 29 shtator, pasi parlamenti i hoqi imunitetin. Ai akuzohet se ka marrë ryshfete ekuivalente me afërsisht 30 milionë euro për të lejuar kompaninë shtetërore të transportit publik të blinte afërsisht 600 autobusë të përdorur me çmime të fryra. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Seszták shërbeu si ministër midis viteve 2014 dhe 2018, katër nga 16 vitet e sundimit të udhëheqësit autoritar dhe konservator Viktor Orbán. Masa kundër Seszták është vetëm një nga disa iniciativa të promovuara nga qeveria e re e Péter Magyar që synojnë çmontimin e sistemit të pushtetit të krijuar nga Orbán. Xh.K/E.H/ReportTv.al Miklos Sesztak Hungari Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 67.4% Të gabuar 26.1% Nuk e di 6.5% Vota total: 994 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
