Lajme Zone
Humbi jetën 66-vjeçari me biçikletë/ Arrestohet efektivi i “Shqiponjave” pas aksidentit fatal në Tiranë–Rinas
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Humbi jetën 66-vjeçari me biçikletë/ Arrestohet efektivi i “Shqiponjave” pas aksidentit fatal në Tiranë–Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., me detyrë në Forcat “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.10.2026, rreth orës 00:45, në rrugën Tiranë–Rinas, pranë kryqëzimit të fshatit Domje, ku automjeti me drejtues punonjësin e Policisë është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i biçikletës, shtetasi S.M., 66 vjeç.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, punonjësit të Policisë I.T. iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, me vlerën 0.0 mg/l. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i punonjësit të Policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.

AMP, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e angazhuar për ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore dhe për garantimin e zbatimit të ligjit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentAMPpolicia