Lajme Zone
Protesta, në QSUT asnjë i lënduar/ Te Trauma morën mjekim 26 persona
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta, në QSUT asnjë i lënduar/ Te Trauma morën mjekim 26 persona

26 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë, janë trajtuar gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të marra gjatë protestës.

26 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë, janë trajtuar gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të marra gjatë protestës.

Sipas përditësimit të fundit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, dy efektivë policie vijojnë të jenë nën kujdesin mjekësor.

Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe, sipas informacionit zyrtar, paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, efektivi F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë. Për gjendjen e tij pritet një përditësim i mëtejshëm.

Në kujdesin e mjekëve janë edhe dy protestues, të cilët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Njëra prej tyre, një vajzë, ndodhet në observim dhe, sipas të dhënave të fundit, gjendja e saj është stabël.

Ndërkaq, pak minuta para publikimit të përditësimit kanë mbërritur në spital edhe tre kalimtarë të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket situatës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), aktualisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar që po merr trajtim mjekësor atje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet