Lajme Zone
Vlorë/ Gjenden 2 granata pranë ‘Aleksandrisë’, forcat xheniere i largojnë nga pallati! Dyshohet se janë armatime që nga trazirat e vitit 1997
Të tjeraReport TV

Vlorë/ Gjenden 2 granata pranë ‘Aleksandrisë’, forcat xheniere i largojnë nga pallati! Dyshohet se janë armatime që nga trazirat e vitit 1997

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke siguruar territorin dhe më pas kanë pritur forcat xheniere për të bërë të mundur largimin e granatave nga pallati.

Përgjatë orëve të pasdites një telefonatë ka mbërritur ne drejtorinë vendore të policisë së Vlorës, ku është denoncuar për dy granata që ishin evidentuar nga banorët e pallatit 4-katësh në lagjen "Pavarësia". Granatat besohet se ishin vendosur shumë vite më parë në brendësi të murit, në hyrje të pallatit, pranë një sahati të energjisë elektrike. LEXO edhe...Vlorë, protestuesit marshojnë drejt Bashkisë, qëllojnë me vezë drejt godinës (VIDEO) Amortizimi i murit ka berë që të dallohen nga banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke siguruar territorin dhe më pas kanë pritur forcat xheniere për të bërë të mundur largimin e granatave nga pallati. Me ndihmën e forcave xhenio granatat janë larguar prej pallatit pranë zonës së "Aleksandrisë" duke u shmangur rreziku që vinte prej tyre. Mendohet se ato të jenë armatime të vitit 1997. R.Xh/ReportTv.al Vlore granate Armatime Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.3% Jo 76% Disi 3.7% Vota total: 1000 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?