Lajme Zone
Humbën kontaktet me familjarët, shpëtohen dy turistë çekë të bllokuar në Kanionet e Gradecit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Humbën kontaktet me familjarët, shpëtohen dy turistë çekë të bllokuar në Kanionet e Gradecit

Dy turistë çekë, të moshës 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit, në një zonë me terren të vështirë malor.

Dy turistë çekë, të moshës 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit, në një zonë me terren të vështirë malor. Operacioni nisi menjëherë pasi Policia mori njoftim se dy turistët kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre, ndërsa ndodheshin në kanione. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Alpine Fier dhe Ekipin Canyoning Skrapar, organizuan një operacion kërkim-shpëtimi për lokalizimin e tyre. Gjatë kontrollit të zonës, efektivët përdorën edhe dronë, duke bërë të mundur gjetjen e dy turistëve, të cilët për shkak të terrenit të thyer nuk mund të vazhdonin lëvizjen. Falë ndërhyrjes së koordinuar të strukturave të angazhuara në operacion, dy turistët u nxorën në mënyrë të sigurt nga kanionet dhe u transportuan jashtë zonës së rrezikshme. Pas shpëtimit, turistët çekë falënderuan efektivët e Policisë dhe ekipet e tjera të përfshira në operacion, duke vlerësuar reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për t’u ardhur në ndihmë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve, duke reaguar me shpejtësi në çdo situatë emergjente në të gjithë territorin e vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb