Lajme Zone
Hoxha takim me Komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria e vendosur të ruajë ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hoxha takim me Komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria e vendosur të ruajë ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mbahet në Dublin.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mbahet në Dublin. Përmes një postimi në X, Hoxha shprehet se me zyrtaren e lartë të BE kishte shkëmbyer “mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave”. Takimi në Dublin u cilësua si një mundësi e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të theksuar vendosmërinë për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit. Postimi i plotë i ministrit në X Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara. Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave. Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave. Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin. Shqipëria është gati për të treja.