Lajme Zone
KulturëReport TV

Horoskopi javor, 19–25 tetor/ Astrologia Denisa Shyle zbulon çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut


Java astrologjike 19 - 25 tetor, ndikimi i planeteve tek secili zodiak / Denisa Shyle zbulon surprizat për çdo shenjë!

Këtë javë, nga 19 deri më 25 tetor, do të ndalemi te lëvizjet dhe ndikimet astrologjike të planetëve, për të zbuluar se çfarë sjell kjo periudhë për secilën shenjë të zodiakut. Cilat shenja do të kenë më shumë mundësi në dashuri, punë dhe financa? Në cilat fusha duhet të tregojmë më shumë kujdes dhe cilat energji planetare do të ndikojnë gjatë këtyre ditëve? Për të mësuar më shumë rreth parashikimeve astrologjike të javës, astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, sjell një analizë të ndikimit të planetëve te 12 shenjat e zodiakut. LEXO edhe...Menopauza ‘përmbys’ trupin e grave: hormonet, dhjami në bark dhe metabolizmi! Ja si duhet të ushqeheni “Kjo javë është më komplekse se ajo që lamë pas. Protestat mund të përshkallëzohen, veçanërisht duke filluar nga e enjtja. Venusi vendoset në një pozicion problematik, duke sjellë ndikime negative si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Protestat mund të marrin një formë më të ashpër. Preken edhe simbolikat e Shqipërisë, ndërsa Dielli sfidohet nga Saturni. Përgjegjësitë po dalin në sipërfaqe dhe mund të kemi një shtim të dhunës. Një tjetër ndikim problematik lidhet me Mërkurin, i cili është në retrogradë në shenjën e Akrepit. Në fund të tetorit priten lëvizje të forcave ushtarake. Duhet të dimë të mbrojmë veten dhe familjarët tanë. Kujdes me zonat e nxehta”, paralajmëron astrologia Denisa Shyle. Horoskopi për 12 shenjat e zodiakutDashi Përqendrohuni te prioritetet dhe përpiquni të kontrolloni impulsivitetin. Tregoni kujdes me shpenzimet, pasi mund të ndiheni të pasigurt për mënyrën se ku dhe si duhet të investoni. Demi Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit dhe tregoni kujdes në ambientin e punës. Këshillohet të qëndroni disi më të tërhequr dhe të shmangni përfshirjen në situata të panevojshme. Binjakët Jeni ndër shenjat më të sfiduara të kësaj jave, veçanërisht sa i përket shëndetit. Tregohuni të kujdesshëm dhe përpiquni t’i trajtoni gjërat një nga një. Megjithatë, do të arrini të zgjidhni edhe çështje që lidhen me punën, ndërsa të ardhurat mund të pësojnë rritje. Gaforrja Mos u nxitoni në vendimet tuaja. Organizohuni dhe planifikoni me kujdes, pasi mund të ndiheni disi të shpërqendruar ose në kaos. Një qasje më e strukturuar do t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë situatat. Luani Deri të enjten, përpiquni të zgjidhni problemet e mbartura dhe të komunikoni hapur. Fundjava mund të sjellë tensione në familje dhe në punë. Kontrolloni egon dhe shmangni reagimet e nxituara. Virgjëresha Disa nga vështirësitë e kësaj jave mund të vijnë si pasojë e mënyrës se si komunikoni me të tjerët. Tregoni kujdes me fjalët dhe mos e ngarkoni veten me çdo përgjegjësi. Mësoni të vendosni kufij dhe të kërkoni mbështetje kur është e nevojshme. Peshorja Deri të dielën, do të jeni nën ndikimin e Venusit, çka mund të sjellë disa sfida. Përpiquni t’i mbani situatat nën kontroll dhe shmangni veprimet e nxituara që mund të sjellin pasoja të padëshiruara. Tregoni kujdes si për shëndetin, ashtu edhe për marrëdhëniet sentimentale. Akrepi Kjo është një javë gjatë së cilës duhet të tregoni vëmendje të veçantë ndaj karrierës dhe partneriteteve. Përqendrohuni gjithashtu te familja dhe marrëdhënia në çift. Nëse përballeni me një problem që nuk arrini ta zgjidhni vetë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Shigjetari Gjatë kësaj jave, fokusi do të jetë te bashkëpunimet. Disa mundësi të mëparshme mund të rikthehen, megjithëse mund të përjetoni edhe momente paqëndrueshmërie. Tregoni kujdes deri të premten dhe shfrytëzoni sa më mirë mundësitë që ju paraqiten. Edhe ofertat për investime duhen shqyrtuar me kujdes, pasi shumëçka varet nga personi që jua propozon. Bricjapi Kujdes me impulsivitetin dhe mënyrën se si reagoni në marrëdhëniet me miqtë. Tregoni vëmendje edhe ndaj marrëdhënieve familjare, pasi mbështetja e të afërmve mund të jetë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Ujori Ndikimet e kësaj jave lidhen kryesisht me karrierën. Megjithatë, tregoni kujdes me reagimet ndaj eprorëve dhe shmangni përplasjet e panevojshme. Marrëdhëniet do të jenë pika kyçe, ndaj përpiquni të bashkëpunoni dhe të ruani komunikimin me të tjerët. Peshqit Përqendrohuni te shëndeti dhe tregoni kujdes në veprimet tuaja, veçanërisht në çështjet që mund të lidhen me drejtësinë. Vështirësitë do të mund të kapërcehen, ndaj mos e humbni optimizmin. Gjeni kohë edhe për argëtim, por mos neglizhoni shëndetin fizik dhe sinjalet që ju jep trupi. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Intervista Denisa Shyle Horoskopi javor Astrologji Parashikimi javor Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6873 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?