Lajme Zone
Protesta në Shqipëri, Albulena Haxhiu: VV nuk ka shtyrë askënd të përfshihet, dënojmë dhunën nga të dyja palët! Kërkesat të dëgjohen me maturi e jo me arrogancë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Shqipëri, Albulena Haxhiu: VV nuk ka shtyrë askënd të përfshihet, dënojmë dhunën nga të dyja palët! Kërkesat të dëgjohen me maturi e jo me arrogancë

Të paktën dy mbështetës së Vetëvendosjes u ndaluan dhe më pas u lanë në procedim të lirë, pak ditë më parë në kryeqytet.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës ka shprehur shqetësim për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, duke mohuar që Lëvizja Vetvendosje të ketë shtyrë mbështetësit e saj të përfshihen në manifestimet e dhunshme në Tiranë. Të paktën dy mbështetës së kësaj partie u ndaluan dhe më pas u lanë në procedim të lirë, pak ditë më parë në kryeqytet. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Hita letër policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm! Krenar për çdo efektiv që i shërben vendit me ndershmëri e përkushtim Duke komentuar protestat, Haxhiu deklaroi se institucionet në Tiranë do duhet të dëgjojnë kërkesat e t’i trajtojnë ato me maturi e seriozitet dhe jo me arrogancë “Secili në Kosovë i ka percjellë me shqetësim zhvillimet në Shqipëri. Ajo çfarë po ndodh atje na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është shumë e rendësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj se secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, qeveria e presidenca e ka për detyrim t’i trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë tani, apo janë të shtresëzuara, pra që kanë nisur me herët, para disa viteve. Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët. Mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca vetëm nxit protestat, prandaj bëj thirrje që me maturi e seriozitet, të tejkalohen dasitë, apo qëndrimet e ndryshme që mund të kenë. Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, dua të theksoj që asnjëherë nuk ka patur thirrje nga VV që të mbështen protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Ne kemi një mbështetje shumë të madhe qytetare, e nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë protestojnë atje" U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise Albulena Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6957 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?