Lajme Zone
Hita-efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshmëm
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Hita-efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshmëm

Këtë të hënë po mbahet dita e shtatë e protestës së të rin...

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita iu është drejtuar me një mesazh efektivëve të policisë duke thënë se asnjë sulm ndaj tyre nuk është i pranueshëm.

Hita thekson se asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet.

Ai u ka kërkuar efektivëve të vazhdojnë punën me profesionalizëm dhe qetësi duke respektuar ligjin. “Prej shtatë ditësh po përballeni me situata te veshtira, me orë te gjata sherbimi, tension dhe akte te renda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyres.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirenjohjen, respektin dhe mbeshtetjen time të plote. E di se pas çdo uniforme eshtë nje njeri, një prind, një bashkeshort, një bir apo nje bije, qe dikush e pret me shqetesim ne shtepi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk eshte i pranueshem. Asnjë akt dhune nuk mund te justifikohet.

Ju kerkoj te vijoni detyren me profesionalizem, qetesi dhe vendosmeri, duke respektuar ne çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

U uroj sherim te shpejte kolegeve te plagosur dhe ju siguroj se nuk do te jeni vetem ne perballimin e ketyre sfidave.

Jam krenar per çdo punonjes policie qe i sherben vendit me ndershmeri dhe perkushtim.

Qendroni te forte, te bashkuar dhe besnike ndaj misionit tuaj”, thuhet në mesazhin e Hitës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.