foto ilustruese Dashi
Ju nuk do të keni aspak dyshime sot në jetën tuaj në çift dhe do të ndiheni gati të hidhni hapa më tej. Emocionet dhe kënaqësitë do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do të preferojnë më tepër të qëndrojnë vetëm sesa të fillojnë një aventurë kalimtare. Në planin financiar do të jeni më të organizuar se më parë dhe gjendja do të fillojë të stabilizohet tej mase. Bravo.
Demi
Jeta juaj në çift do të jetë mjaft e kënaqshme gjatë kësaj dite. Do të kujtoni kohët që keni kaluar dhe emocionet do të shumëfishohen. Edhe beqarët do të kenë më shumë fat dhe do ta gjejnë më në fund princin e tyre të kaltër. Çdo gjë ka për të qenë më ndryshe për ta. Në planin financiar do të jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime vetëm që situata të stabilizohet sa më shpejt.
Binjakët
Do të ndiheni mjaft mirë sot juve që jeni në një lidhje. Partneri do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do të ndiheni si nëpër ëndrra. Beqarët do të kenë një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do të mund ta gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Për financat do të jetë ditë e begatë. Do të dini sa të shpenzoni dhe sa para të hiqni mënjanë. Të afërmit do t’i keni gjithmonë si mbështetje.
Gaforrja
Do të bëni disa gafa të pafalshme sot në jetën tuaj në çift, prandaj dhe gjërat do të marrin tatëpjetën. Do t’ju vijë inat për gabimet e bëra, por ajo që kaloi nuk mund të kthehet pas. Beqarët do të joshin gjatë gjithë kohës dhe do të mund ta gjejnë një person me të cilin të kalojnë disa kohë të mira. Në planin financiar do të jeni më të organizuar se kurrë më parë dhe do të dini mirë sa të shpenzoni.
Luani
Do të ndiheni të qetë në çdo moment. Gjatë gjithë kësaj dite do të jeni me humor të mirë dhe do të ruani komunikimin e ngrohtë me partnerin. Beqarët do të kenë shumë komplekse, prandaj nuk do të mundin dot të fillojnë një histori dashurie. Në planin financiar do të keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos u besoni shumë atyre që ju rrethojnë.
Virgjëresha
Ditë e begatë kjo e sotmja për ata që kanë kohë në një lidhje. Ata që sapo kanë ndryshuar statusin mund të jenë ende të habitur për ndryshimet që po u ndodhin, megjithatë do t’ia kalojnë mirë. Beqarët do të fillojnë të mendojnë seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po i josh prej muajsh. Në planin financiar do të keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.
Peshorja
Mos e provokoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse mund të keni probleme të mëdha me atë që keni në krah. Nga ana tjetër, tregohuni sa më realistë që të mundeni. Beqarët do të kenë mundësi të shumta për të gjetur personin më të përshtatshëm. Financat nuk do të jenë të këqija, megjithatë investime të tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni të matur.
Akrepi
Dikush do t’ju bëhet konkurrent i fortë në dashuri sot dhe do të mhet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Beqarët do të jenë shumë të paduruar dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuar gjatë kësaj dite. Në planin financiar çdo gjë do të ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.
Shigjetari
Nuk do të merreni vesh shumë mirë sot me atë që keni në krah dhe për çdo gjë do të kundërshtoni njëri-tjetrin. Beqarët nuk duhet t’u besojnë verbërisht të gjitha atyre që do t’u thonë të tjerët, sepse do të lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qenë të sigurt. Gjendja e të ardhurave nuk do të ketë asnjë tronditje, sado të vogël.
Bricjapi
Do të afroheni edhe më shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe do të diskutoni gjerë e gjatë për çdo lloj teme që do t’ju vijë në mendje. Beqarët do ta takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do të fillojnë një etapë të re shumë më të bukur se më parë. Buxheti do të jetë i mirë për pjesën më të madhe. Nuk do të keni për çfarë të qaheni.
Ujori
Ruani sa të mundni klimën e ngrohtë. Dëgjojini me kujdes ato që do t’ju thotë partneri juaj gjatë kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Beqarët nuk do të kenë asgjë më shumë sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Për financat nuk do të keni përse të shqetësoheni, sepse gjendja do të jetë goxha e qëndrueshme.
Peshqit
Më në fund do t’i kuptoni edhe gabimet. Do ta rregulloni marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite dhe do të ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Beqarët nuk do të kenë asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin, prandaj do t’i marrin gjërat si t’u vijnë. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

