DASHI
Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht, ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet në asnjë çast. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me të një histori dashurie të mrekullueshme.
DEMI
Ditë më e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim më të mirë dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqarët do ndihmohen nga planetët dhe më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa më parë, ka rrezik të përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.
BINJAKËT
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do mendoni të qëndroni larg. Beqarët do afrohen edhe më tepër me një person të cilin kanë kohë që e studiojnë. Financat do kërkojnë shumë durim dhe përkujdes në mënyrë që të përmirësohen.
GAFORRJA
Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bënit mirë t’i merrnit gjërat si t’ju vinin dhe të mos nguteshit për asgjë. Beqarët do fillojnë një marrëdhënie të ngrohtë me një person që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.
LUANI
Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mhuni të shpenzoni me kursim.
VIRGJËRESHA
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do kenë plot takime me persona që ia vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe çdo gjë do ecë më së miri. Rreziqet që keni ndërmarrë do sjellin rezultate pozitive.
PESHORJA
Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mhuni të shpenzoni me kursim.
AKREPI
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë persona do ndërhyjnë në jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqarët nuk do jenë të qartë për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do i pranojnë të gjitha ftesat që do t’ju bëhen. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.
SHIGJETARI
Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ju lumturuar sa më shumë. Beqarët do ia kalojnë mirë me miqtë e tyre të ngushtë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për të ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jetë e mirë dhe aspak problematike.
BRICJAPI
Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mirë. Beqarët do ëndërrojnë shumë dhe më pas do zhgënjehen kur gjërat të mos ju ecin si kanë dashur. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni kot së koti sepse do humbni më shumë nga sa mund ta keni menduar.
UJORI
Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’ju bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar. Sektori i financave do jetë delikat.
PESHQIT
Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Beqarët do bëjnë mirë t’i marrin gjërat ashtu si t’ju vijnë pa këmbëngulur shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni gjithë kohës të matur që të mos keni probleme. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

