Lajme Zone
"Do protagonizëm individual"/ Braçe zbulon detaje nga diskutimet në Grupin e PS-së për "Territorialen"
PolitikëCNA

"Do protagonizëm individual"/ Braçe zbulon detaje nga diskutimet në Grupin e PS-së për "Territorialen"

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me diskutimin për Reformën Territoriale në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. Në lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Braçe u shpreh se në mbledhjen e grupit i ishte thënë se “kërkon protagonizëm individual”. “Po mhesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me diskutimin për Reformën Territoriale në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

Në lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Braçe u shpreh se në mbledhjen e grupit i ishte thënë se “kërkon protagonizëm individual”. “Po mhesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së e që m’u tha: ti do protagonizëm individual. Ndërkohë që unë po pres përgjigje akoma për gjëra, të cilat m’u tha ke të drejtë. Se në këtë pikë kemi ardhur, që ti ke të drejtë, po kërkon protagonizëm”, tha Braçe. Ndërkohë i pyetur nëse këtë ja kishte thënë kryeministri Edi Rama, deputeti socialist nuk dha një përgjigje konkrete. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.