Lajme Zone
Qëndrimi për Reformën Territoriale/ Braçe: Kam zgjedhur ta bëj betejën i vetëm
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qëndrimi për Reformën Territoriale/ Braçe: Kam zgjedhur ta bëj betejën i vetëm

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ndarë detaje për qëndrimet brenda Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me Reformën Territoriale. Në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Braçe tha se ai është i vetmi kundër ndarjes territoriale, ndërsa shtoi se në mbledhjet e Grupit është cilësuar si faktor që ndikon për keq tek të tjerët. Ai shtoi se këtë nuk ka tentuar ta bëj

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ndarë detaje për qëndrimet brenda Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me Reformën Territoriale.

Në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Braçe tha se ai është i vetmi kundër ndarjes territoriale, ndërsa shtoi se në mbledhjet e Grupit është cilësuar si faktor që ndikon për keq tek të tjerët.

Ai shtoi se këtë nuk ka tentuar ta bëjë me asnjë pasi nuk do ti bëjë keq askujt. “Unë kam zgjedhur që ta bëj këtë betejë vetëm, as të mos lëndoj kënd, as të mos tërheq kënd në këtë histori. Edhe për një arsye tjetër. Se nja dy mbledhje më përpara të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe sot dëgjova se unë jam faktori që ndikoj për keq edhe tek të tjerë.

Nuk e kam tentuar asnjëherë këtë gjë, edhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë gjë. Unë kam mendime te mia nëse dikush e ndjen më ato mendime që kam është i mirëpritur ta ndaj më mua, ta ndaj me të tjerët. E kështu më radhë, Por nuk e kam tentuar këtë gjë sepse nuk dua ti bëj dëm askujt”, tha Braçe. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.