Familjarë, miq dhe kolegë zhvillojnë homazhe në nderim të oficerit të policisë, Ermal Lulaj, 41-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë.
I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Hita u shpreh se Lulajn e ka njohur që në fillimet e karrierës, pasi kanë qenë kolegë në Fier. Hita deklaroi se sot është një ditë e dhimbshme, teksa shtoi se familja e oficerit Lulaj nuk do të jetë vetëm dhe se do të ketë mbështetje.
“Një ditë e dhimbshme për ne, familjen e Ermalit, për të gjithë kolegët e miqtë. Unë, Ermalin e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij, pasi kemi punuar në Fier. Ndjej keqardhje të madhe për mënyrën sesi iku kaq shpejt nga jeta. U largua biri i një familjeje shumë të mirë, kolegu dhe vëllai im. I uroj ngushëllime familjes dhe kolegëve. Ata nuk do jenë vetëm, do jenë mes nesh, dhe çfarë nevoje, përkujdesje që do të ketë nga familja e madhe e Policisë së Shtetit, gjithmonë do i gjendet”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet fierSkënder Hita
