Lajme Zone
Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

Familjarë, miq dhe kolegë zhvillojnë homazhe në nderim të Ermal Lulajt, 41-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë.

Familjarë, miq dhe kolegë zhvillojnë homazhe në nderim të Ermal Lulajt, 41-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë.

Ai kishte një karrierë shumëvjeçare në Policinë e Shtetit, ku shërbeu në disa qytete dhe mbajti edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Skraparit. Lulaj ishte baba i tre fëmijëve. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka tronditur familjen dhe kolegët e tij.

Në këtë ceremoni është i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në përfundim të homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt Varrezave të Fierit, ku do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së 41-vjeçarit në banesën e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:00 të së hënës, në autostradën “100 Vjetori”, në aksin Fier-Vlorë. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte Lulaj, u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Përplasja rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ndërroi jetë në vendin e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të rëndë pësoi dëmtime dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ermal Lulaj