Lajme Zone
Hita pret delegacionin e Guardia di Finanza-s, në fokus operacionet ajrore kundër kultivimit të drogës
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hita pret delegacionin e Guardia di Finanza-s, në fokus operacionet ajrore kundër kultivimit të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pritur sot një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pritur sot një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto. Gjatë takimit, Hita vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke theksuar se partneriteti me Guardia di Finanza-n ka kaluar përtej marrëdhënieve formale institucionale dhe është shndërruar në një model besimi dhe bashkëpunimi të konsoliduar. Ne njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, veçanërisht përmes shkëmbimit të informacionit dhe monitorimit ajror. Nga ana e tij, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe intensifikimin e operacioneve të monitorimit nga ajri. Në takim morën pjesë edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërsa palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.