Lajme Zone
Hita në konferencën e Shoqatës së FBI-së në Tiranë: Rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve, partneriteti ynë do t’i kapërcejë ata
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Hita në konferencën e Shoqatës së FBI-së në Tiranë: Rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve, partneriteti ynë do t’i kapërcejë ata

Është mbajtur këtë të hënë, që prej orës 09:00, ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter, ku kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Është mbajtur këtë të hënë, që prej orës 09:00, ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter, ku kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është shprehur se rrjetet kriminale kanë kaluar përtej kufijve dhe se partneritetet duhet t’i kapërcejnë ato. Ai siguroi se Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me të gjitha organet ligjzbatuese. “Rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve. Informacioni shkëmbehet në kohë dhe bën diferencën në parandalimin e një krimi apo çmontimin e një grupi kriminal. Krimi i organizuar ka kapërcyer kufijtë, ndaj dhe partneriteti ynë duhet t’i kapërcejë ata. Pavarësisht se mund të kemi sisteme dhe përvojë, kemi sfidë të përbashkët. Ju siguroj se Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me të gjitha organet ligjzbatuese”, është shprehur Hita.