DURRES- Një rebesh i fuqishëm shiu, një shtëllungë uji që depërtoi në oborrin e një banese dhe një arkeolog që kuptoi se aty fshihej diçka e madhe. Kështu nisi, 60 vite më parë, historia e zbulimit të Amfiteatrit të Durrësit. “Fatmirësisht, në 1966-ën, aty nga muaji mars, ra një shi i rrufeshëm, një rebesh i fuqishëm në Durrës dhe u futën në oborrin e një shtëpie. Ajo shtjellë gëlltiti një fik dhe ra në një nga hyrjet e galerisë. Ishte vetëm nuhatja e Vangjel Toçit që tha: këtu kemi rënë tek Amfiteatri, te strukturat e Amfiteatrit”, tha Alban Ramohitaj, drejtor i qendrës muzeore. LEXO edhe...Zjarri përfshin një pikë skrapi në Shijak, tymi mbulon zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje Ishte pikërisht Vangjel Toçi ai që nisi gërmimet dhe nxori në dritë një prej monumenteve më të rëndësishme të Durrësit antik. Gjashtë dekada më pas, Qendra Muzeore e Durrësit e përkujtoi këtë ngjarje me një aktivitet kushtuar Amfiteatrit. “Ne deri më sot nuk ishim mësuar që të bënim përvjetor monumentesh. Është hera e parë dhe e meriton ky monument i madh i arkitekturës romake, që është edhe më i madhi në Ballkan”, shton ai. Për arkeologun Afrim Hoti, zbulimi i Amfiteatrit ishte rezultat i kërkimeve të Vangjel Toçit, ndërsa puna shkencore mbi monumentin ka vijuar ndër vite edhe përmes ekspeditave ndërkombëtare. “Ka qenë nuhatja e Vangjel Toçit që bëri të mundur nisjen e gërmimeve për zbulimin e Amfiteatrit 60 vjet më parë. Me rëndësi të madhe shkencore është edhe puna e ekspeditave italo-shqiptare, në 10 vite, të drejtuara nga profesoresha e ndjerë Sara Santoro, të cilat kanë kryer gërmime në pjesën jugore të tij”, tha Afrim Hoti, arkeolog e studiues. Edhe restauratorët që punuan në vitet e para të gërmimeve sjellin në kujtesë përpjekjet për dokumentimin dhe ruajtjen e monumentit. “Ishte Vangjel Toçi që tërhoqi në muze shumë specialistë dhe filluam punën që në vitin 1967. Kemi bërë rilevime të terrenit, skicime të shtresave dhe kemi kontribuar edhe ne në punën për Amfiteatrin”, u shpreh Nelo Lukaçi, restaurator. I ndërtuar në shekullin e dytë pas Krishtit, Amfiteatri i Durrësit konsiderohet një nga monumentet më të rëndësishme të periudhës romake në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Por 60 vite pas zbulimit, ai ende nuk është nxjerrë i gjithi në dritë. Pjesë të tij shtrihen nën ndërtesat përreth, duke e bërë të gjatë dhe komplekse punën për zbulimin e plotë të monumentit. R.D/SI.E./ReportTv.al amfiteatri i durresit Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 76.8% Jo 17.3% Jam i/e dyzyuar 6% Vota total: 168 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

