Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Himarë/ Kishte kthyer në ‘fole’ droge lokalin e natës në Potam, arrestohet pronari! Në pranga edhe punonjësi (VIDEO)


Pronari i një lokali nate në zonën e Potamit ka rënë në prangat e uniformave blu.

Himarë - Pronari i një lokali nate në zonën e Potamit ka rënë në prangat e uniformave blu. 33-vjeçari e kishte kthyer lokalin në 'fole' droge. Në pranga ka rënë edhe punonjësi i tij, 20-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik 20-vjeçarit iu gjetën 5 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje. LEXO edhe...U hodh nga shkëmbi në det, lëndohet pushuesi në Orikum (VIDEO) "Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se në një lokal nate në plazhin e Potamit, shiteshin lëndë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin e koduar “Late-night”. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, në ambientet e subjektit, mundësoi arrestimin në flagrancë të pronarit, shtetasit M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, dhe banakierit, shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat. 20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje",njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Vlore potam droge Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 3245 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?