Gjatë aktivitetit të tij kriminal, 42-vjeçari kishte përdorur të paktën shtatë identitete të ndryshme për t'iu shmangur kontrolleve policore. Arrestohet në aeroport shqiptari me 7 identitete Një shtetas shqiptar 42 vjeç, në arrati që prej vitit 2022, është ekstraduar nga Shqipëria dhe arrestuar në aeroportin e Romës, Fiumicino, më 12 gusht 2026.
Arrestimi erdhi në përfundim të një operacioni të bashkëpunimit ndërkombëtar, të koordinuar nga zyrat Interpol Roma dhe Tirana, me përfshirjen e karabinierëve italianë dhe autoriteteve policore shqiptare.Ai duhet të vuajë një dënim prej 5 vjetësh, 9 muajsh dhe 5 ditësh burg për një seri vjedhjesh të kryera nga viti 2013 deri në 2016 në disa zona të Italisë.
Arratia dhe arrestimi
Burri, i identifikuar me inicialet D.M.A., i lindur në vitin 1984, ishte fshehur për vite me radhë në malet e Shqipërisë lindore, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, duke besuar se mund t'i shpëtonte drejtësisë italiane.
Arratia e tij kishte nisur në vitin 2022, pasi Prokuroria e Republikës në Pordenone kishte nxjerrë një urdhër për bashkimin e dënimeve. Urdhri nuk ishte ekzekutuar, pasi ndërkohë personi ishte bërë i paarritshëm.
Vendndodhjen e tij të saktë e identifikoi ekipi Catturandi i njësisë hetimore të repartit operativ të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Pordenones.
Pasi u konfirmua vendndodhja e tij, vendimi gjyqësor italian u shndërrua në një Urdhër Arresti Evropian (MAE), i cili mund të zbatohet edhe në Shqipëri.
Më 11 mars, autoritetet shqiptare e arrestuan në portin e Durrësit.
Dje, procedura e ekstradimit përfi me sukses. I shoqëruar nga personeli i shërbimit për bashkëpunimin ndërkombëtar policor, shqiptari mbërriti në aeroportin Roma Fiumicino, me fluturim nga aeroporti i Tiranës, Rinas, ku u arrestua nga efektivët e policisë kufitare ajrore Polaria të Romës.
Shtatë identitete të rreme dhe një seri vjedhjesh
Gjatë aktivitetit të tij kriminal, 42-vjeçari kishte përdorur të paktën shtatë identitete të ndryshme për t'iu shmangur kontrolleve policore.
Në vitin 2016, kur u ndalua nga karabinierët e Caorles, iu gjet një kartë identiteti rumune e falsifikuar. Për këtë arsye, ndaj tij u ngrit edhe akuza për posedim dhe falsifikim dokumentesh.
Vjedhjet për të cilat është dënuar janë kryer kryesisht në zonat turistike të Lignano Sabbiadoros (Udine) dhe Caorles (Venezia).Ai kishte vepruar në banesa pushimi dhe dhoma hotelesh, në të paktën gjashtë raste.
Atij i atribuohet gjithashtu një vjedhje në një banesë në Romë, e kryer në shtator të vitit 2015.
Në të gjitha rastet, hetimet që çuan në identifikimin e tij u kryen nga karabinierët e stacioneve përkatëse.Dënimi i përgjithshëm që duhet të vuajë është 5 vjet, 9 muaj dhe 5 ditë burg, si dhe një gjobë prej 1.640 eurosh.Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe verifikimit të identitetit të tij, ai u dërgua në burgun e Viterbos. arrestohet në aeroport shqiptari me 7 identitete Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Tentativë për vrasje në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator; 6 të arrestuar 13 Gusht 2026, 11:0511:05Kronike Akuzohet se përvetësoi 700 mln lekë, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit 12 Gusht 2026, 16:4016:40Kronike U deportua nga SHBA pas dekadash në arrati, Sokol Hoxha kërkon lirinë: Dënimi është parashkruar 12 Gusht 2026, 16:1816:18Kronike “Çfarë tersi, e dija”/ Kushtetuesja rrëzon ankimin e Saimir Çelës për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas 12 Gusht 2026, 15:3915:39Kronike Kishin kthyer lokalin në pikë droge, arrestohen pronari dhe banakieri në Himarë 12 Gusht 2026, 15:2215:22Kronike Kërcënoi gazetaren dhe grupin e xhirimit të "Ora News", arrestohet autori 12 Gusht 2026, 15:0515:05Kronike

