Lajme Zone
Haziri: Në ditët kur Kosova është në këmbë për ta konfirmuar se Liria ka Emër, u zbardh krimi ndaj “Grupit të Intelektualëve”
PolitikëTelegrafi

Haziri: Në ditët kur Kosova është në këmbë për ta konfirmuar se Liria ka Emër, u zbardh krimi ndaj “Grupit të Intelektualëve”

Pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar tre veprimtarët, duke e cilësuar identifikimin e tyre si zbardhje të një prej krimeve ndaj grupit të intelektualëve që udhëhoqën rezistencën në Skënderaj, Drenicë dhe Mitrovicë. Pas 27 vitesh, identifikohet Idriz Rrecaj - një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”“Pas më shumë se 27 vitesh të zhdukur, lajmi i madh është se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, kryetar dhe udhëheqës i LDK-së në Skënderaj dhe Drenicë, dhe Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare”, ka shkruar Haziri.Ai ka përmendur edhe Sali Mziun, duke e cilësuar atë bashkëveprimtar të Rrecajt dhe Beqirit.“Ata ishin veprimtarë e patriotë, idealistë e kontributdhënës të mëdhenj për liri e pavarësi, të cilët, me shembullin e tyre, na mësuan se si duhet atdheu”, ka deklaruar Haziri.Sipas tij, tre veprimtarët ishin në krye të rezistencës dhe kryengritjes për liri në Skënderaj e Mitrovicë.Haziri ka vënë në pah edhe pritjen e gjatë të familjeve për zbardhjen e fatit të tyre, pas më shumë se dy dekadash nga zhdukja.“Rrugë e gjatë 27-vjeçare me mallin e pritjes. E zbuluam heroizmin tuaj e mizorinë ndaj jush”, ka shkruar ai.Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjejeNë fund, Haziri ka bërë homazhin e tij për tre të identifikuarit, duke thënë se kujtimi i tyre lidhet me Republikën e Kosovës për të cilën, sipas tij, ata u flijuan.“Shpirtrat e tyre bëjnë dritë në Republikën për të cilën u flijuan. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haziri. /Telegrafi/