Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim më shqiptarët që jetojnë në Michigan. Takimi do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00. “Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, thuhet në postimin e Ramës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

