Unë dhe nëna ime Hasia, te Eduardi në burg në Spaç, iknim veç e veç, këtë herë unë, tjetrën herë Hasia. Deri në Milot shkonim me tren. Nga Miloti në Spaç dhe kthim nga Spaçi në Milot, me kamionë që transportonin mineral bakri. Në njërin nga këto udhëtime gjatë një dite dimri, nën vështrimet përbuzëse të banorëve lokalë dhe shpërfilljen e kamionistave për nënën e "armikut" me të zeza dhe trastë në dorë, Hasia arriti në Spaç, priti disa orë para postbllokut kafkian, u çmall me djalin. U kthye në Milot. LEXO EDHE:Edison Ypi: Bordello Por treni i pasdites kishte ikur. Priti me orë të tëra Hasia për ndonjë makinë për Tiranë, a të paktën deri në Laç, ku mund ta kalonte natën te disa kushurinj kolonjarë, edhe ata jetënxirë plot burgje dhe internime. Asnjë makinë nuk e mori Hasien. Askush nuk e mëshiroi nënën e "armikut" me të zeza dhe trastë në dorë. U err. Nga mesnata trafiku qesharak i biçim kamionave u ndal, u hesht. Hasia mbeti vetëm në qoshe të Urës së Milotit rrethuar nga një Nature Mort: rimorkjo e shkatërruar, depo drithi si hangar aeroplanash, kamion rus i vjetër i braktisur, traktor kinez i shpartalluar, plug i ndryshkur, mbi kodër ca shtëpi fshati, të lehura qensh, ndonjë tym oxhaku. Prit e prit Hasia me shpresën se nga Shkodra ose nga Mirdita do vinte ndonjë makinë. Asgjë. Vetëm valsi makabër i ngricës me shiun nën tingujt e erës. Askush s'pati mëshirë për nënën time ta merrte nga Miloti në Tiranë, a të paktën nga Miloti në Laç te kushurinjtë fatzinj. Pa-ç'pa, Hasia u mbështoll me gëzofat më të ngrohtë, me veten e vet, me errësirën e vet. me fatkeqësinë e vet. E kaloi natën me shi dimri dhe suferinë Miloti mbledhur krruspull mbi një gur, si Mendimtari i Rodenit. Ku maces do i kishin dalë të shtatë shprtrat dhe qeni do kish' ngordhur dhjetë herë, Hasia u mbajt, nuk vdiq. Pas pak, te ajo urë, do vihet një pllakë përkujtimore prej bakri Spaçi ku do shkruhet: "Mbi këtë gur, te ky qosh i trishtë, kaloi një natë dimri mbledhur krruspull Hasia e urtë". Në inaugurimin e pllakës prej bakri Spaçi do flasi Zoti. Me fjalën e tij të zjarrtë kushtuar Hasies së pavdekëshme, Zoti do i preki aq thellë besimtarët, sa do qajnë një det me lot. P.J/Shqiptarja.com TAG: Edison Ypi burgu i spacit Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 2956 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

