Lajme Zone
Shpërthimi në rafinerinë e naftës në Greqi i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje të rëndë
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në rafinerinë e naftës në Greqi i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje të rëndë

Një shpërthim i ndodhur paraditen e kësaj të premteje në rafinerinë e naftës “Motor Oil”, në zonën e Agioi Theodoroi në Greqi, ka shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve, ndërsa për një prej tyre ngjarja rezultoi fatale. Incidenti ndodhi rreth orës 11:00, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në ambientet e rafinerisë.

Mes punëtorëve të plagosur rëndë ishte edhe shqiptari Robert Cakaj, 43 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes.

Cakaj ishte baba i dy fëmijëve të vegjël, njëri vetëm 3 vjeç dhe tjetri i sapolindur, duke e bërë edhe më të dhimbshëm lajmin për humbjen e tij.

Në gjendje kritike shëndetësore ndodhet edhe një tjetër shqiptar, Dorian Hysa, 50 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe po trajtohet i intubuar.

Fillimisht, dy punëtorët e plagosur rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit dhe më pas u transferuan në spitalin Thriasio, ku Cakaj humbi jetën. Në spitalin e Korinthit u paraqit edhe një person i tretë, me probleme të lehta në frymëmarrje.

Kompania “Motor Oil” bëri të ditur se incidenti ndodhi gjatë punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese. Sipas saj, pas ngjarjes u aktivizuan protokollet e sigurisë dhe të reagimit ndaj emergjencave, ndërsa punëtorëve iu dha ndihma e parë përpara transportimit në spital.