Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Hashure speciale nga Mirela Andoni


Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Mirela Andoni. Këto receta Zonja Mirela i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

Hashure Përbërësit: LEXO edhe...Petanik me fasule të kuqe nga zonja Mirela 300 g grurë50 g tërshërë Teuta200 gr sheqer100 g fik i thatë50 gr boronicë e kuqe e thatë100 gr arra50 g fëstëk1 lugë gjalpëKanellë, karafilUjëPak kripëPërgatitja: Lajmë grurin me ujë të nxehtë, e vendosim të ziejë. Pasi gruri ka zier plotësisht gati 1 orë me temperaturë të ulët, shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. Marrim dy garuzhde nga zierja edhe i bluajmë në blender si pure, më pas e shtojmë te tenxherja. Kjo shërben mos t'i hedhim niseshte. E ziejmë 10 minuta sa të ëmbëlsohet, shtojmë frutat e thata të copëtuara. E ndajmë në tasa. Pasi ftohet e zbukurojmë sipas dëshirës. MC/ReportTv.al mirela andoni hashure receta tradicionale receta embelsirash shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4344 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?