Lajme Zone
Hashim Thaçi mesazh nga Haga në 6-vjetorin e arrestimit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Hashim Thaçi mesazh nga Haga në 6-vjetorin e arrestimit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, thuhet në postimin e Thaçit. LEXO edhe...U dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Hagës, Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor: Kam 6 vite që më është mohuar çdo e drejtë njerëzore Mesazhi i tij vjen në 6-vjetorin e arrestimit. Thaçi u shpall fajtor më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë duke e dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Bashkë me të u dënuan edhe Jakup Krasniqi, me 25 vjet, ndërsa Kadri Veseli e Rexhep Selimi me nga 13 vjet secili. P.J/ReportTv.al hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.2% Veliajn 23.3% Asnjërin 21.5% Vota total: 587 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?