Lajme Zone
Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit
PolitikëTelegrafi

Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se në këtë rast me rëndësi është fakti se procesi i zgjedhjes së presidentes ka nisur brenda afatit. “Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.Ai është pyetur edhe nëse Kuvendi i Kosovës konsiderohet i shpërndarë pas përfundimit të afatit të 6 tetorit.Hasani ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, nevojitet një dekret formal.“Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.Deklaratat e Hasanit vijnë pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, në një proces që përfi disa minuta pas afatit të 6 tetorit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Një votë tjetër iu dha Eliza Hoxhës.Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula mbajti fjalimin e saj para deputetëve, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.