Një 29-vjeçar në Krumë të Hasit është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit” ku i riu është plagosur në këmbë nga një 30-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: LEXO edhe...Po vendosnin ndriçimin e rrugës në Tropojë, 4 punonjësit e Bashkisë i kap korenti! Ndërron jetë 59 vjeçari, tre të tjerë në spital (EMRAT) Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al plagosje me arme zjarri Has Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 1920 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

