Foto Pamfleti / Teksa Spiropali endet mes dhisë, ariut dhe Kleopatrës, ndërsa Veliaj merret me kaviljen, zhurma e tyre po eklipson protestën dhe po pushton hapësirën politike kundër kryeministrit... Filip Çakuli, në një qasje të tijën, e kishte krahasuar betejën politike të Elisa Spiropalit me një përpjekje imagjinare, si në veprën e famshme “Liza në Botën e Çudirave”.
Pikërisht një ditë pas kësaj përsiatjeje analitike, Spiropali publikoi një tekst të shoqëruar me një fotografi, ku thuajse konfirmonte komentin që e krahasonte me një personazh të fantazisë.
Në tekstin e gjatë në rrjetet sociale, Elisa thoshte se ishte një dhi, madje një dhi e egër që ushqehej me produkte bio. Pak më tej shtonte se ishte ari, ari i pyjeve.
Ngulte këmbë si mushkë, por njëkohësisht e ndiente veten si perandoreshë kineze apo si Kleopatra e Egjiptit. Një metaforë që, po ta shkoqitësh, njihet kryesisht për historinë e Kleopatrës me Jul Cezarin dhe Mark Antonin, një histori e lidhur me pushtetin, tragjedinë dhe vdekjen e të treve, ndonëse në rrethana të ndryshme.
I gjithë ky përrua psikik i Elisës nuk është gjë tjetër veçse një hartim filloreje, nga ato esetë që duken sikur prodhohen me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Spiropali kërkon t’u mbushë mendjen njerëzve se nuk pi verë, por dhallë. Filtrat e fotografisë së publikuar, megjithatë, dallohen nga larg se vetëm punë kosi nuk janë.
E gjithë kjo ngjan me një çudi të madhe, sepse në vend që të sjellë gjithë atë furi përrallash, Elisa Spiropali mund të hapte një betejë politike ndaj Edi Ramës brenda Partisë Socialiste.
Një betejë që nuk është e thënë të fitohet sot, por të paktën të nisë dhe të provokojë një proces politik brenda PS-së. Një proces që të hapë, sot më shumë se nesër, stinën e zëvendësimit të Edi Ramës, por edhe të elitës së vjetër politike brenda mazhorancës.
Ky proces më pas mund të sillte një efekt domino në gjithë politikën shqiptare.
Ndërkaq, shoku i Elisës, Lali Eri, nuk i mbetet pas.
Në vend që të zhvillojë betejën për procesin e tij penal, i cili ka nisur në Gjykatën e Posaçme, ai merret me preferencën se ku dëshiron ta kryejë operacionin e kaviljes, në Fier apo në Tiranë.
Gjatë gjithë përballjes së tij me drejtësinë, Veliaj është marrë fare pak me dosjen. Është marrë me cic-mice. Herë ka sulmuar prokurorët, herë ka kërkuar shkarkimin e vet, herë ka shkarkuar njerëzit e bashkisë. Me thelbin e dosjes së tij pothuajse nuk është marrë.
Ndërkohë, njerëzit që ka mbajtur pranë Bashkisë së Tiranës dhe që kanë përbërë lobin kryesor ekonomik e financiar, me Luan Bregasin në krye, përfaqësojnë edhe një pjesë të gropës së madhe financiare dhe abuzive të kryeqytetit.
Madje, dyshohet se janë fshirë edhe të dhëna që lidhen me evazionin fiskal. Të fshira plotësisht jo, sepse shenjat mbeten. Sipas informacioneve, në këtë histori është aktivizuar edhe një i afërm i personazhit në fjalë, i cili ka qenë pjesë e administratës.
Në gjithë këtë zallamahi shtrohet pyetja: këta janë kështu, apo bëjnë vetë?
Që janë, duket qartë nga mënyra se si po hyjnë në lojë. Mundësia që bëjnë vetë, megjithatë, nuk përjashtohet. Nuk është aspak çudi që gjithçka të jetë një lojë marionetash, e drejtuar nga mjeshtri i madh i kukullave dhe mentori i tyre politik.
Për ta thënë më qartë, nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo të jetë një teatër politik, për të zëvendësuar ose pushtuar hapësirën publike në një kohë kur prej muajsh vazhdon protesta kundër Edi Ramës.
Kavilja e Lalit dhe hartimet e Elisës po eklipsojnë protestën e flamingove, ku tashmë dëgjohen vetëm disa gra me shami që shajnë policët nga robtë.
A është e gjithë kjo rastësi? Nuk duket e tillë./Pamfleti hartimet e elisës cic-micet e erionit loja e edi ramës 5 Komente D Davida Miska 23 Nëntor 2026, 12:53 Elon Musk "KERCENIM PER NJEREZIMIN". Përgjigjjuni A Alum 23 Nëntor 2026, 17:33 Duke komentuar foton e shkrimit, më erdhi në mëndje një batutë gastrologjike, në bufe-rostiçerit tona, duke i thënë shitesit : “ Më jep një panine, me DY VEZË E NJË KREMVIÇE” .
Se kush është kremviçja dhe se kush janë vezët, gjithkush ta mendojë vetë. Përgjigjjuni F Feti Dema 23 Nëntor 2026, 13:07 Elisa Spiropali dhe Erion Velija kanë zhvilluar një 'garë elektorale' për pari. Kronometrin e mbante në dorë Edi Rama. Sot Elisa Spiropali dhe Erion Velija janë bashkë , në të njëjtin hall. Elisa për mos të shkuar te 7 penxheret, Erioni për të dalë me proçedurë. Ikën çalë çalë me shpresë se çdo vonesë deri në Strasburg, ja kronometron Rama. Me shpresë se engledisja deri në Strasburg do ti shërbei. Kushedi miqtë e partisë dhe vetë shefi(E.R) do ta ndihmojë. Ose me shpresë se 'dita e qametit' mund të ndodh. Ose e hamë të gjithë, ose asnjë. Janë bashkë. Përgjigjjuni D Davida Miska 23 Nëntor 2026, 18:12 Elisa Spiropali, lere motren time rehat ne punen e saj. I di te gjitha cfare kurdis. Nuk me tremb. Ti duhet te japesh llogari per milionat e vjedhura taksapaguesve shqipetare.
SPAK ka shume akuza. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë 23 Nëntor 2026, 12:0012:00Politike Plarent Ndreca shpërthen ndaj Ramës, zbulon çfarë ndodhi në Asamblenë e PS: Iu hakërrye socialistëve, nuk hesht më! 23 Nëntor 2026, 11:2211:22Politike Meta: “Samiti i Arubës” ende vijon! 22 Nëntor 2026, 17:2917:29Politike Nga çështja shqiptare te NATO, çfarë biseduan Edi Rama dhe Ali Ahmeti? 22 Nëntor 2026, 14:3714:37Politike Ministri Demo në 120-vjetorin e “Tomorrit”: Të bashkuar për identitetin dhe të ardhmen europiane 22 Nëntor 2026, 12:5012:50Politike “Me Mickoskin mik, shqiptarët i harron”, gazetari nga Tetova ia prish skenarin Ramës (Video) 22 Nëntor 2026, 12:2212:22Politike

