Lajme Zone
Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Rruga dhe ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan
PolitikëTelegrafi

Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Rruga dhe ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij për vendin.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij për vendin.Haradinaj ka shkruar se përvjetorë të tillë rikujtojnë çmimin e lartë që ka paguar Kosova për lirinë, ndërsa Krasniqin e ka cilësuar si shembull të sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë për atdheun. “Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.Ai ka theksuar se, pavarësisht vrasjes së Krasniqit, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt dhe institucionale u jetësuan.“Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan”, ka deklaruar Haradinaj.Në fund, Haradinaj ka shprehur nderimin për jetën dhe veprën e kolonel Ahmet Krasniqit.“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/