Lajme Zone
Hapën 14 pika këmbimi valutor pa licencë, Gjykata e Fierit cakton 'arrest shtëpie' për 11 persona! Ndalim jashtë vendit për 3 tre të tjerë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Hapën 14 pika këmbimi valutor pa licencë, Gjykata e Fierit cakton 'arrest shtëpie' për 11 persona! Ndalim jashtë vendit për 3 tre të tjerë

Gjykata e Fierit ka caktuar masën 'arrest shtëpie' për 11 persona, ndërsa për tre të tjerë ka vendosur 'ndalimi i daljes jashtë shtetit' dhe 'detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën 'arrest shtëpie' për 11 persona, ndërsa për tre të tjerë ka vendosur 'ndalimi i daljes jashtë shtetit' dhe 'detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë hetimeve janë dokumentuar 14 raste të subjekteve tregtare që dyshohet se ushtronin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë. Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:, 4.461.000 lekë; 92.390 euro; 8.215 paund britanikë; 220 franga zvicerane; 30 lira turke dhe 45 dirhamë. LEXO EDHE:Hyri në banesë, e kërcënoi me pistoletë dhe e goditi! Arrestohet 49-vjeçari në Mallakastër (EMRI) Përveç parave, janë gjetur dhe sekuestruar edhe sende të tjera të dyshuara si prova materiale, mes tyre një armë sportive tip pistoletë me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet të mprehtë antik me këllëf dhe një mjet të mprehtë metalik me bisht druri. Njoftimi i prokurorisë Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u dhanë masat e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’, ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 237, 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale ndaj 14 pereonave të cilët ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.617, viti 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, ka arritur të dokumentojë 14 raste të subjekteve tregtare që ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë. Në kuadër të procedimit penal u caktua dhe ekzekutuan masat e sigurimit ndaj personave nën hetim, si më poshtë: 1. Për personin nën hetim E. Dh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 2. Për personin nën hetim H. Sh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 3. Për personin nën hetim E. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 4. Për personin nën hetim A. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 5. Për personin nën hetim L. T., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 6. Për personin nën hetim L. Z., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 7. Për personin nën hetim F. D., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 8. Për personin nën hetim Ç. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 9. Për personin nën hetim V. B., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 10. Për personin nën hetim D. A., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 11. Për personin nën hetim R. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale; 12. Për personin nën hetim A. K., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale; 13. Për personin nën hetim ZH. Z., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale; dhe 14. Për personin nën hetim J. G., është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Gjithashtu, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se ushtronin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve. Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme, konkretisht: - 4.461.000 (katër milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë; - 92.390 (nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë) euro; - 8.215 (tetë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) paund britanikë; - 220 (dyqind e njëzetë) franga zvicerane; - 30 (tridhjetë) lira turke; - 45 (dyzet e pesë) dirhamë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: - një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë; - një armë antike, tip pistoletë; - një mjet i mprehtë antik, me këllëf; - një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Fier, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise kembimi valutor Prokuroria Fier Fier Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.5% Jo 32.1% Nuk e di 6.5% Vota total: 1051 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?