Lajme Zone
Rama sundon, Berisha i mban kurorën
PolitikëPamfleti

Rama sundon, Berisha i mban kurorën

Brenda Parlamentit, seanca vijoi me një normalitet që rrallë është parë në përballjet e fundit politike. Nuk pati bllokim të punimeve, as ndonjë përpjekje serioze për ta penguar procesin. Përkundrazi, gjatë një pjese të madhe të seancës, shumë prej deputetëve demokratë mungonin dhe karriget e opozitës mbetën bosh. Më shumë opozitë bëri Erion Braçe, sesa vetë opozita.

Foto ilustruese Demokratët paralajmëruan protesta të mëdha dhe rezistencë për të ndalur reformën territoriale, por dita vendimtare i gjeti me karriget bosh në Kuvend dhe me një protestë pa forcë. PD-ja u shfaq e ashpër në deklarata dhe e pafuqishme në veprime, duke ngritur dyshimin se Berishës i intereson më shumë kostoja elektorale që reforma mund t'i sjellë socialistëve sesa ndalimi i saj. Në këtë përplasje të zhurmshme, por pa rezistencë reale, Rama mbetet përfituesi kryesor. Opozita shqiptare tregoi edhe një herë sot se nuk ka më forcë. Për ditë të tëra, Partia Demokratike paralajmëroi një përballje të madhe me mazhorancën për reformën territoriale. U fol për protesta, mobilizim dhe rezistencë, duke krijuar përshtypjen se Kuvendi do të përballej me një nga seancat më të tensionuara. Por kur erdhi dita, asgjë nga kjo nuk ndodhi.

Brenda Parlamentit, seanca vijoi me një normalitet që rrallë është parë në përballjet e fundit politike. Nuk pati bllokim të punimeve, as ndonjë përpjekje serioze për ta penguar procesin. Përkundrazi, gjatë një pjese të madhe të seancës, shumë prej deputetëve demokratë mungonin dhe karriget e opozitës mbetën bosh. Më shumë opozitë bëri Erion Braçe, sesa vetë opozita. Jashtë Kuvendit, pamja ishte po aq domethënëse. Protesta që duhej të tregonte forcën e opozitës nuk prodhoi as mobilizimin, as trysninë politike të premtuar. Në raste të tjera, qytetarët e pakënaqur kanë reaguar më ashpër, sot reagimi nuk prodhoi atë që pritej. Pjesëmarrja e ulët e bëri edhe më të dukshëm hendekun mes kërcënimeve të drejtuesve të PD-së dhe aftësisë së tyre për të nxjerrë njerëzit në shesh. Paradite pati disa incidente, ndërsa pasdite thirrjes së PD për mobilizim në orën 18:00 ju përgjigjën vetëm disa dhjetra të rinj. Ajo që e bën akoma dhe më të rëndë është se vetëm 3-4 deputetë ju bashkuan protestës, pjesa tjetër ose ishin në Kuvend ose në kafene. Këtu nuk kemi thjesht një protestë të dobët. Kemi një opozitë që e shpalli reformën territoriale çështje vendimtare, por nuk arriti ta kthente në betejë politike. Kur një parti premton përballje dhe më pas mungon edhe në sallën ku zhvillohet debati, ajo nuk mund ta shpjegojë dështimin vetëm me forcën e mazhorancës.

Por pas kësaj pafuqie lind edhe një pyetje më e rëndë: a dëshiron vërtet Partia Demokratike ta ndalë reformën?

Në publik, Sali Berisha dhe demokratët flasin sikur po mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të pushtetit vendor nga vendimet e Edi Ramës. Në praktikë, sjellja e tyre lë përshtypjen se po luajnë me dy porta. Nga njëra anë, denoncojnë reformën dhe kërkojnë të marrin kreditet e kundërshtimit. Nga ana tjetër, nuk ushtrojnë trysninë që vetë kanë premtuar për ta penguar.

Një shpjegim i mundshëm politik lidhet me pakënaqësitë që ndryshimet territoriale mund të shkaktojnë edhe brenda elektoratit socialist. Një reformë që prek kufijtë administrativë, përfaqësimin vendor dhe interesat e komuniteteve mund të krijojë kosto për mazhorancën. Nëse kjo ndodh, opozita mund të shpresojë të përfitojë politikisht prej saj, pa marrë vetë përgjegjësinë për vendimet.

Kjo do të ishte llogaria më cinike: ta kundërshtosh reformën me fjalë, ta lësh të kalojë në praktikë dhe më pas të presësh që pakënaqësia të kthehet në vota kundër socialistëve.

Kontrasti mes premtimeve për protesta të mëdha dhe mungesës së një reagimi të fortë sot është i dukshëm. Dhe ky kontrast kërkon përgjegjësi nga ata që e paraqitën reformën si një betejë vendimtare.

Në fund, Rama nuk kishte nevojë të përballej me një opozitë të fortë. Atij i mjaftoi opozita që kishte përballë: një parti që prodhon deklarata të ashpra, por nuk arrin t'i shndërrojë në veprim politik. Sa më shumë Berisha premton beteja që nuk i zhvillon, aq më e lehtë bëhet rruga e kryeministrit për të çuar përpara vendimet e tij.

Dhe këtu qëndron problemi më i madh i politikës shqiptare. Rama dhe Berisha paraqiten prej vitesh si kundërshtarë të papajtueshëm, por marrëdhënia e tyre politike ka prodhuar një realitet ku njëri qeveris pothuajse pa pengesa, ndërsa tjetri vazhdon të mbajë peng alternativën opozitare.

Prandaj, sot merr kuptim edhe më të fortë thirrja e qytetarëve që të largohen të dy, Rama dhe Berisha. Për sa kohë Berisha do të vazhdojë të shpallë beteja që përfjnë me karrige bosh dhe protesta të vakëta, Rama do të vazhdojë të qeverisë i patrazuar. Sepse kur opozita dorëzohet para se të nisë beteja, pushteti nuk ka pse të luftojë për të fituar. /Pamfletirama berisha reforma 2 Komente P Pak nga të gjitha 8 Tetor 2026, 19:42 Po pse je kontradiktor Berisha e pd janë të deshtuar ( një opozitë që nuk ndryshon udhëheqjen pas maksimum dy humbjeve rradhazi eshtë e korruptuar dhe e kënaqur me mosndryshimin) prandaj Berisha me servilat e tij duhet të largohen nga politike. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Edi Rama, një këmbë në Ankara dhe një në Tel Aviv! 8 Tetor 2026, 18:2418:24Politike Reforma territoriale, Dashamir Shehi: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale 8 Tetor 2026, 18:2018:20Politike Debate brenda PS, Mazniku replikon me Braçen; deputeti kritik vë duart në kokë 8 Tetor 2026, 17:1617:16Politike Zien PS/ Braçe i përgjigjet ultimatumit të Ramës dhe fs Maznikun për hartën territoriale, Kushi i ndërpret fjalën 8 Tetor 2026, 16:5516:55Politike BE ndryshon rregullat e zgjerimit, çfarë e pret Shqipërinë dhe pse anëtarësimi nuk ka ende një datë? 8 Tetor 2026, 16:4116:41Politike Reforma territoriale, Tabaku: Bashkia nuk është më e fortë kur ka më shumë financa, por kur dëgjohet fjala e qytetarit 8 Tetor 2026, 16:4116:41Politike