Rama me delegacionin turk Ndërsa i hap industrinë e mbrojtjes kompanive izraelite, Edi Rama i quan “vëllazërore” ndërhyrjet e Turqisë në Ballkan dhe pret në zyrë përfaqësuesit e Ankarasë me propozime për energjinë. Pas kësaj loje me dy fronte qëndrojnë marrëveshje ushtarake, interesa ekonomike dhe lëshime të dyshuara politike, ndërsa publikut shqiptar nuk i jepen të plota kushtet e bashkëpunimeve në sektorët strategjikë. Edi Rama po përpiqet të mbajë një këmbë në Ankara dhe tjetrën në Tel Aviv, duke i ofruar secilit partner hapësira në sektorë strategjikë të Shqipërisë.
Ndërsa me Izraelin ka zgjedhur të thellojë bashkëpunimin në industrinë e armatimeve dhe sigurisë, me Turqinë vijon të ruajë lidhjet në mbrojtje dhe po diskuton zgjerimin e pranisë së biznesit turk në ekonomi dhe energji. Kjo lëvizje mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave janë rënduar ndjeshëm nga lufta në Gaza, po shoqërohet me një diplomaci ku Rama përpiqet të mos humbasë asnjërin krah.
Shembulli më i fundit është vizita e një delegacioni të lartë turk në Tiranë, më 7 tetor. Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, i shoqëruar nga përfaqësues të biznesit, u takua me Ramën dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në qendër të bisedimeve ishin bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe energjia.
Bozay bëri të ditur se propozimet e sipërmarrësve turq iu paraqitën drejtpërdrejt kryeministrit dhe ministrit shqiptar. Takimet u cilësuan produktive, por nuk u publikua ndonjë marrëveshje konkrete. Takimi u publikua nga autoritetet dhe mediat turke, pasi qeveria e ka mbajtur të fshehtë. Dhe me gjasë shumë shpejt do të dali në dritë afera e radhës, ku me gjasë turqit do futen në sektorët më të rëndësishëm pasi në takim është folur për çështje konkrete. Shqipëria mes Mossad-it dhe MIT-it, loja e rrezikshme e Edi Ramës 6 Tetor, 11:09 Vetëm pak ditë më parë, Rama i kishte dhënë një tjetër sinjal afrimi Turqisë, këtë herë përmes deklaratave publike. Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, ai e mbrojti hapur rolin e Ankarasë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar ndikimin turk si vëllazëror.
“Nga Turqia nuk vjen asnjë rrezik për Ballkanin Perëndimor. Unë shoh vetëm ndërhyrje vëllazërore për stabilitet dhe paqe”, deklaroi Rama.
Po ashtu në korrik Rama shkoi me dhurata në Ankara. Në të njëjtën periudhë u ndërpre aktiviteti i Universitetit Bedër, institucion ndaj të cilit Ankaraja kishte ngritur prej vitesh pretendime për lidhje me lëvizjen Gylen.
Por nga krahu tjetër Rama ka forcuar aleancën me Izraelin dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi në shtypin turk. Në mediat turke janë publikuar kritika ndaj afrimit të Tiranës me Izraelin, sidomos për marrëveshjet në sektorin e mbrojtjes dhe kontaktet politike të Ramës me autoritetet izraelite. Për Ankaranë, Izraeli është një kundërshtar i ashpër politik për shkak të luftës në Gaza, ndërsa Rama po kërkon të ndërtojë me të një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë në siguri.
Afrimi i Ramës me Izraelin ka marrë formë konkrete përmes një sërë marrëveshjesh që prekin drejtpërdrejt industrinë shqiptare të mbrojtjes. Në prill 2025, kompania shtetërore KAYO nënshkroi në praninë e kryeministrit një memorandum bashkëpunimi me gjigantin izraelit Elbit Systems, një nga prodhuesit më të mëdhenj të teknologjisë ushtarake.
Marrëdhënia me Tel Avivin është zgjeruar edhe në nivel shtetëror. Në korrik 2025, Këshilli i Ministrave miratoi në parim një marrëveshje kuadër mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse. Marrëveshja hapi rrugën për bashkëpunim më të gjerë ushtarak, ndërsa hollësitë e saj financiare dhe teknike nuk janë bërë publike në mënyrë të plotë.
Në maj 2026 u raportua gjithashtu për planet e Elbit Systems për të hapur një degë europiane në Shqipëri. Një zhvillim i tillë do ta zgjeronte praninë e kompanisë izraelite përtej projektit të aviacionit, në një kohë kur qeveria shqiptare po synon të ringrejë industrinë vendase të prodhimit të armëve.
Por interesi izraelit nuk është kufizuar te armatimet. Më 13 maj 2026, Tirana priti samitin e parë Shqipëri–Izrael për sigurinë kibernetike, me pjesëmarrjen e rreth 40 kompanive izraelite. Në aktivitet mori pjesë edhe Rama, ndërsa diskutimet u përqendruan te teknologjia, mbrojtja e sistemeve digjitale dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet dhe bizneset shqiptare.
Krahas marrëveshjeve ekonomike dhe ushtarake, Rama ka forcuar edhe lidhjet politike me Izraelin. Në janar 2026, ai mbajti një fjalim në parlamentin izraelit, Knesset, duke e vendosur afrimin me Tel Avivin në nivelin më të lartë politik.
Megjithatë, Rama nuk është tërhequr as nga marrëdhënia me Ankaranë duke luajtur me dy porta. /Pamfletirama ankara screenshot 3 screenshot 3 screenshot 3 nrmysunntl2gelpiv6wkfrwlwdimzt6rimqmh7sl 1200 nrmysunntl2gelpiv6wkfrwlwdimzt6rimqmh7sl 1200 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma territoriale, Dashamir Shehi: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale 8 Tetor 2026, 18:2018:20Politike Debate brenda PS, Mazniku replikon me Braçen; deputeti kritik vë duart në kokë 8 Tetor 2026, 17:1617:16Politike Zien PS/ Braçe i përgjigjet ultimatumit të Ramës dhe fs Maznikun për hartën territoriale, Kushi i ndërpret fjalën 8 Tetor 2026, 16:5516:55Politike BE ndryshon rregullat e zgjerimit, çfarë e pret Shqipërinë dhe pse anëtarësimi nuk ka ende një datë? 8 Tetor 2026, 16:4116:41Politike Reforma territoriale, Tabaku: Bashkia nuk është më e fortë kur ka më shumë financa, por kur dëgjohet fjala e qytetarit 8 Tetor 2026, 16:4116:41Politike "Bixhozçi, komunist, kriminel", Berisha dhe Klosi nuk kursejnë akuzat në Kuvend 8 Tetor 2026, 16:2416:24Politike

