Lajme Zone
Halit Valteri kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Të trajtohen drejtpërdrejt çështjet
PolitikëTop Channel

Halit Valteri kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Të trajtohen drejtpërdrejt çështjet

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ka kërkuar pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më 29 shtator.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ka kërkuar pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më 29 shtator. Përmes një kërkese drejtuar Këshillit Bashkiak, të siguruar nga Top Channel, Valteri argumenton se prania e kryebashkiakut është e rëndësishme për diskutimin e drejtpërdrejtë të çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, veçanërisht për pikat 7, 8 dhe 11 të njoftimit të mbledhjes.

Valteri kërkon që të merren masat për përcjelljen e kërkesës dhe konfirmimin e pjesëmarrjes së Veliajt në mbledhjen e 29 shtatorit, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00.

Kërkesa:

Kërkesë për pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Të nderuar, Referuar pikave 7, 8 dhe 11 të njoftimit të Këshillit Bashkiak të bërë publik ditën e sotme, si dhe rëndësisë së çështjeve të parashikuara për diskutim, kërkojmë pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më datë 29 shtator, ora 15:00. Vlerësojmë se prania e Kryetarit në këtë mbledhje është e rëndësishme për trajtimin e drejtpërdrejtë të çështjeve të parashikuara në pikat e sipërcituara, si dhe për një diskutim institucional dhe transparent në Këshillin Bashkiak. Ju lutemi të merrni masat e nevojshme për përcjelljen e kësaj kërkese dhe konfirmimin e pjesëmarrjes së tij. Me respekt, Halit Valteri

Këshilli Bashkiak Tiranë. Top Channel