Lajme Zone
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)

Mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Faqja e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar ditën e sotme. Kur klikon në faqen zyrtare, të del një shkrim ku 2 turistë turq pretendojnë se janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil. Shqipëria është përballur vazhdimisht me sulme kibernetike, kryesisht nga grupe të lidhura me Iranin, që kanë synuar sektorë kyç të vendit, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale, sektori energjetik dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm. LEXO EDHE:Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Euronews: Sulmi i vitit 2022, shtysë për transformim! Rama: Mund të ishim gjunjëzuar por sot jemi të parët në botë Mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar çdo minutë ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Shifrat janë publikuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), sipas të cilit nga janari deri në qershor janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar. Më shumë se gjysma e tyre, 54%, kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike. Share Lajm në përditësim... R.Xh/Shqiptarja.com TAG: inspektorati i punes Hakera sulme kibernetike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 6302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?